Lëkundjet vazhdojnë të trondisin Tajvanin pas një tërmeti të fortë që vrau të paktën katër vetë dhe plagosi më shumë se 200 të tjerë.

Tërmeti i fuqishëm me magnitudë 6.4 ballë i shkallës rihter u regjistrua rreth orës 23:50, rreth 20 km larg bregut lindor të ishullit.

Ndërtesa të shumta në të gjithë qytetin e Hualien janë dëmtuar rëndë. Më shumë se 140 njerëz ende mbeten të pagjetur nga një ndërtesë.

Hualien, një qendër popullore turistike, është shtëpia e rreth 100,000 njerëzve.

Banorëve në qytetin Hualien u është thënë të qëndrojnë larg shtëpive të tyre të dëmtuara dhe rreth 800 prej tyre janë strehuar në ndërtesat komunitare  për shkak të tronditjeve.

Imazhet nga qyteti treguan struktura të prishura, mbeturina të shpërndara dhe dëmtime të mëdha në rrugët e zonës.

Ndërtesa e Yunman Cuidi, e cila ka dysheme rezidenciale dhe komerciale, është e anuar në njërën anë pas dëmtimit të madh. Rreth 143 banorë të saj mbeten të pagjetur, thanë mediat lokale.

Ekipet e shpëtimit të mërkurën në mëngjes ende po punonin për nxjerrjen e të paktën pesë personave të tjerë që mendohet të jenë të bllokuar në ndërtesa, duke përfshirë dy njerëz që besohet të jenë të mbërthyer brenda hotelit Marshall.


/Ora News.tv/