Një hotel gjigant me 4 yje është shembur pas një tërmeti masiv prej 6.4 ballë që goditi Tajvani. Ndërtesa raportohet të jetë Hotel Marshall në Hualien City, i cili ka pothuajse 300 dhoma.

Lëkundja u regjistrua 22 km në verilindje të Hualien në një thellësi prej 1 km në orën 11:50 me orën lokale tha të martës Instituti Gjeologjik amerikan.

Fotot e postuara në mediat sociale treguan dëme të mëdha në rrugë dhe ndërtesat e larta u shembën pjesërisht.

Shërbimet e emergjencës po punojnë për të liruar njerëzit që janë të bllokuar, thonë raportet.

Qeveria konfirmoi se një hotel kishte rënë, por nuk kishte detaje të mëtejshme.

Tajvani ka parë 19 tërmete sot, të gjitha ndodhën në bregun e Hualien, sipas Byrosë Qendrore të Motit (CWB).

Shumë tronditje vazhdojnë të godasin zonën.

Zëdhënësi i ushtrisë Chen Chung-chi tha se ushtria është vendosur për të ndihmuar në misionin e shpëtimit.

Ai tha se 88 persona ushtarakë të Komandës së Mbrojtjes Hua-tung janë dërguar në vendin e ngjarjes, ndërsa 250 ushtarë do të dërgohen së shpejti, njoftoi Focus Taiwan News Channel.

/Ora News.tv/