Tërmeti shemb banesat në Kurbin

Tërmeti shemb banesat në Kurbin

Termeti i një ditë dite më parë ka sjellë dëme në zonën e Kurbinit.

Dy banesa në fshatin Selitë janë shembur thuajse plotësisht, duke u bërë të pababanueshme e të tjera kanë pësuar dëmtime.

Ndue Gega tregon dëmet në banesen e tij, ndërsa në thotë se se në momentin e termetit njëri nga fëmijet ka qenë në gjumë dhe ka shpëtuar për mrekulli.

Ndue Gega: "Shyqyr që më shpëtoi fëmija sepse e kam pasur në gjumë. Në momentin e parë e morë fëmijën dhe e nxorra jashtë. Shyqyr që nuk i ranë tullat kokës."

Gega apelon për ndihmë, pasi banesa e tijë është bërë e pabanueshme dhe në këto kushte është i detyruar të qëndrojë në kasolle.

Ndue Gega: "Shpresoj tek Zoti, tek bashkia e shteti."

Lëkundjet sizmike të së mërkurës ishin të forta edhe në rajonin e Lezhës.

Njësitë Vendore në Qarkun e Lezhës do të verifikojnë të gjitha dëmet e shkaktuara nga termeti, të cilat më pas do t'ju referohen Emergjencave Civile në Tiranë.


EMISIONET