Tërmeti në Indonezi, kërkohen të mbijetuarit në xhaminë e shembur

Ekipet e kërkim shpëtimit po kërkojnë nën rrënojat e një xhamie në Lombok, Indonezi, ku raportohet se njerëzit janë bllokuar nga tërmeti vdekjeprurës i së dielës.

Tërmeti 6,9 magnitudë ka vrarë rreth 100 njerëz dhe ka lënë të paktën 20.000 të tjerë të pastrehë.

Xhamia është një nga mijëra ndërtesa në veri të Lombokut që është dëmtuar. Dy prej tyre tashmë janë shpëtuar nga rrënojat, sipas agjencisë kombëtare të kërkim-shpëtimit.

Zëdhënësi i National Disaster Mitigation Agency publikoi pamjet e një njeriu që u nxorr nga ndërtesa e shembur.

Ndikimi i tërmetit të së dielës ka qenë shumë më i madh se sa tërmeti që goditi Lombok javën e shkuar, duke vrarë 16 vetë.

Numri zyrtar i vdekjeve tani është 98, por zyrtarët besojnë se shifra mund të rritet.




EMISIONET