Tërmeti i djeshëm në Dibër shkaktoi 215 banesa të dëmtuara

Tërmeti i djeshëm në Dibër shkaktoi 215 banesa të

Plot 215 banesa janë dëmtuar nga tërmeti me epiqendër në fshatin Macukull të Dibrës.

Drejtori i Emergjencave Civile, Haki Çako ishte sot për të inspektuar nga afër dëmet e shkaktuara dhe në një prononcim për median bëri dhe një bilanc të banesave të dëmtuara. Deri tani janë 215 banesa të dëmtuara në bashkinë Mat, Bulqizë, Klos dhe Mirditë. Dëmet më të mëdha janë në Mat ku 4 banesa janë tërësisht të pabanueshme

"Ka dëmtime të konsiderueshme në banesa. Janë ngritur grupet e konstatimit. Në bashkinë Mat janë 8 grupe, në bashkinë Klos, Mirditë dhe Bulqizë janë ngritur nga 4 grupe.

Në Mat janë 90 banesa të dëmtuara pjesërisht , 4 banesa plotësisht të pabanueshme.

Në Bulqizë janë dëmtuar 47 banesa. Në Klos janë dëmtuar 36 banesa dhe në Mirditë janë dëmtuar  38 banesa

Drejtori i Emergjencave Civile nënvizoi se janë angazhuar të gjitha strukturat për ti ardhur në ndihmë banorëve të prekur nga tërmeti

EMISIONET