"Tërbohet" deti në Shëngjin, nën ujë disa biznese

"Tërbohet" deti në Shëngjin, nën ujë disa

Deti i trazuar ka sjellë probleme në zonen turistike të Shëngjinit.

Batica e detit me dallgë që kanë arritur deri në 8 ballë kanë përmbytur brezin e rërës, duke bërë që uji të deportoje deri në rrugen kryesore Shëngjin-Kune.

Disa biznese që ndodhen në brezin e rërës janë mbuluar nga uji në zonën e Kunës, ndërsa dallget kanë shkulur disa pisha si dhe kanë dëmtuar rrjetat e peshkatarëve të zonës.

Banorë të zonës thonë se një fenomen i tillë nuk nuk ishte parë prej shumë vitesh në Shëngjin.

Deti ka nisur të përparoje drejt tokës që prej oreve të pasdites, ndërsa për ti bërë ballë këtij fenomeni banoret kanë vendosur thasë me rërë për të mos lejuar ujin që të deportojë në banesat dhe bizneset e tyre.

Sipas të dhënave nga moti i keq është pezulluar dhe puna në portin e Shëngjinit, pasi lundrimi në det në këto kushte përbën rrezikshmeri.

EMISIONET