Nata e ndërrimit të viteve është shoqëruar me diçka të pazakontë në Hangzhou të Kinës.

Gjatë numërimit mbrapsht të sekondave në çastin e ndërrmit të viteve, ora e vendosur në ekranin e madh të një ndërtese është çakorduar dhe ka zbritur 1 minutë mbrapsht.

Ndërsa të gjithë njerëzit në shesh prisnin që të shkonte ora 00:00 që të festonin me njerëzit e tyre të dashur, kjo gjë nuk ndodhi.

Njerëzit u irrituan shumë, pasi të gjithë po prisnin momentin e shumëpritur 

/Ora News.tv/