Tentuan t'i bllokojnë rrugën Ramës, shoqërohet Dasho Aliko dhe sekretari i PD në Gjirokastër

Policia ka shoqëruar në komisarit, ish-kryetarin e komunës së Lazaratit, Dasho Aliko, i cili bashkë me persona të tjerë tentuan t'i bllokojnë rrugën kryeministrit Edi Rama në Gjirokastër.

Po ashtu policia ka shoqëruar edhe sekretarin e PD në Gjirokastër, Spartak Drasa.

Gjatë tentativës për të bllokuar rrugën pati edhe përplasje me policinë.

Nga ana e saj forcat e rendit morën masa që kryeministri Rama të kalonte pa asnjë incident.

Protesta e demokratëve u shoqërua me thirrjet "Rama ik". Ish-kryekomunari i Lazaratit tha se kjo protestë nuk është për interesa partiake, por ky kryeministër e ka çuar vendin në diktaturë.

EMISIONET