Tenton ti nxjerrë shpirtrat e këqij, mjeku i djeg me hekur të nxehtë gjuhën, buzët e fytyrën

Një vajzë indiane nuk mund të hapë gojën pasi një mjek përdori hekur të nxehtë për ti lënë shenjë në gjuhë, buzë dhe fytyrë për ti përzënë shpirtrat e këqij.

Jatha Devi, nga Pali në Rajasthan, kishte qenë e sëmurë për disa kohë ndaj bashkëshorti i saj Kishan Jat e dëroi në spital. Por kur gjendja e 25-vjeçares nuk u përmirësua të afërmit e saj thanë se ishte pushtuar nga shpirtrat e këqij dhe e dërguan tek një mjeke 'magjistare'. 

Mjekët magjistarë besojnë në djegien e lëkurë me një hekur të nxehtë për të kuruar sëmundje të caktuara dhe gjithashtu pohojnë se kanë njohuri për të kryer ekzorcizëm.

Prindëri e dërguan vajzën tek një mjek, Jairam Bhat. Gjatë trajtimit për dy ditë mjeku mashtrues pa mëshirë i dogji gjuhën, ballin dhe krahët me hekur të nxehtë.

Gjendja e Jatha u përkeqësua pasi ajo nuk arrinte të fliste dhe qante nga dhimbjet.

Ajo u dërgua përsëri në spital ku mjekët zbuluan se vuante nga një sëmundje mendore, psikozë akute.

'Jatha vuan nga psikoza akute, një gjendje në të cilën pacienti ka hallucinacione, ankth, konfuzion dhe pagjumësi. Për fat të mirë, është i shërueshëm dhe trajtimi nuk zgjat më shumë se gjashtë muaj,"-tha psikiatria Daljeet Singh Ranaëat.

Edhe plagët në trup të Jatha janë të shërushme dhe është filluar trajtimi për ta shëruar.

Policia arresoi mjekun mashtrues Jairam Bhat.

EMISIONET