Tentativa e një të burgosuri për tu arratisur ka shkuar keq. 

Blaze Ayers po dërgohej në qelinë e tij në një burg në Qarkun Jackson në Indiana, kur u largua me vrap nga oficierët dhe u mbyll në një dhomë mjekësore.

Në kohën kur policët hynë në dhomë, 28-vjeçari kishte hyrë në tavan dhe tentoi të largohej nga aty. 

Por përpjekjet e tij për tu arratisur dështuan pasi tavani ku po ecte u shemb dhe ai ra para 3 policëve me armë.

/Ora News.tv/