Tentojnë t'i djegin për së gjalli, dy të pastrehë janë në rrezik për jetën

Dy burra të pastrehë në Berlin u dërguan me urgjencë në spital pasi kishin djegie që i rrezikonin jetën. Ata u sulmuan në stacionin e trenit në qytetin Schöneweide ku dikush i hodhi lëng të djegshëm dhe më pas i vuri flakën.

Burrat e moshës, 47 dhe 62 vjeç arritën të shuanin zjarrin që po i digjte për së gjalli falë një zjarrëfikëseje që ndodhej në një dyqan mishi.

Mediat gjermane raportojnë se 47-vjeçari është në koma.

Policia ka nisur një hetim për vrasjen në tentativë.

Ende nuk është zbuluar shkaku dhe nuk ka asnjë të dyshuar për rastin.

EMISIONET