Policia ka arrestuar dy të rinj që kanë tentuar të vrasin me thikë një 22-vjeçar në Lezhë.

Agustin Perleka, 23 vjeç, dhe Paris Ndreca, 23 vjeç, të dy banues në Lezhë kanë goditur me thikë 22-vjeçarin me iniciale A.Gj., duke i shkaktuar dëmtime në trup.

Ngjarja ka ndodhur pas një konfilkti për motive banale në afësi të urës së Cenit të martën (3 prill).

A.Gj., është dërguar në Spitalin Rajonal Lezhë dhe është jashtë rrezikut për jetën.

"Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Lezhë kanë bërë të mundur zbardhjen dhe dokumentin e ngjarjes dhe kanë arritur të identifikojnë e të kapin në kohë autorët e kësaj ngjarje, shtetasit Agustin Perleka dhe Paris Ndreca,"-raporton policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë për veprime të mëtejshme për veprën penale “Vrasje me dashje e mbetur në tentative e kryer në bashkëpunim'', parashikuar nga neni 76-22-25 i Kodit Penal.

/Ora News.tv/