Një djalë filloi të xhironte të dashurën e tij në një lokal, pasi ajo kishte pirë disa gota alkool dhe në sfond u shfaq kënga e saj e preferuar.

Launder McWilliams dhe e dashura e tij, Taylor Reid kishin dalë për një natë ndryshe, ku djali pranoi se asnjëri nuk është kërcimtar i mirë.

Më vonë shtoi se kërcimi i Taylor arriti në një nivel tjetër. Video u bë virale menjëherë dhe shumë vajza filluan të përkrahin lëvizjet e saj, pasi shihnin reflektimin e vetes.

“Nuk e mendoja kurrë që do arrinte në këtë nivel që të shpërndahej në kaq shumë shtete. Mendoj se është cmenduri që njerëzit e kanë parë dhe i duket po aq qesharake sa na duket ne,” – tha ai për Mirror.

/Ora News.tv/