Një nënë e dëshpëruar është hedhur për të shpëtuar djalin e saj në një hapërsirë me topa të vegjël në një qendër për lojra.

Por Vivien Low u fundos dhe nuk po arrinte të dilte dot nga hapësira e madhe me topa që e mbulonte tërësisht.

Në video gruaja shihet duke shtrirë duart mbi topat për të tërhequr vëmendjen për ndihmë.

Djali i saj 4 vjeçar Riley humbi balancën në hapësirën me topa të bardhë e të kaltër dhe ajo u hodh për ta shpëtuar. Edhe pse 167 cm ajo nuk arrinte dot fundin dhe as nuk mund të ngrihej lart.

Më në fund ajo arriti që të kapë dorën e dikujt e të dilte jashtë. Më pas  nxorri djalin e saj dhe dy fëmijë të tjerë.

Pasi video u postua në rrjetet sociale, qendra tregtare shkroi në Facebook: "Do të shqyrtojmë numrin e topave të përfshirë në lojë dhe do të sigurojmë që stafi ynë i trajnuar për ndihmë e shpejtë, të jetë më i shpejtë në përgjigjen e klientëve."

/Ora News.tv/