Lezhë, drogë me dron në burgun e Shënkollit

Mbrëmjen e djeshme disa persona kanë tentuar të fusin lëndë narkotike në ambjentet e burgut të Shënkollit, në Lezhë.

Policia bën me dije se në pranga kanë rënë 3 persona në mjetin e të cilëve është gjetur dhe sekuestruar telekomanda e dronit.

Të arrestuarit -  M.V.,  28 vjeç  banues në fshatin Vrake, Malësi e Madhe, i dënuar më parë për vjedhje; Xh. K.,  25 vjeç,  banues në Shkodër dhe Xh.L.,   28  vjeç,  banues  në  Bajze, Malësi e  Madhe, Shkodër.

Sapo kanë evidentuar dronin efektivët e policisë së burgut kanë marrë masa për monitorimin e dronit deri në uljen jashtë territorit të tij.

Sekuestrimi - Menjëherë pas uljes policia ka sekuestruar dronin, në trup të së cilit ishin lidhur 7 pako me canabis sativa dhe tre telefona celularë.

Materialet do ti kalojnë për hetime të mëtejshme Prokurorisë Pranë Gjykatës Shkalles së Parë Lezhe  për veprat penale   “Prodhimi dhe shitje  te narkotikeve"  dhe “Futja ose mbajtja e sendeve të ndaluara në institucionin e ekzekutimit të vendimeve me burgim e mbetur ne tentative"





EMISIONET