Një person është vrarë ndërsa një tjetër është plagosur gjatë përplasjes me armë me policinë në orët e para të mëngjesit në qytetin e Fierit.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 03:00 të 23 marsit 2018 në lagjen "29 Nëntori".  Policia thotë se personat që kanë tentuar të grabisin kanë qenë të armatosur dhe me maska. 

Tentativa e grabitjes 

Hajdutët, që mendohet se kanë qenë 4, kanë hipur në katin e tretë të një pallati për të grabitur banesën e Minella Muçi duke thyer drynin e derës. Familjarët kanë ndjerë dhe menjëherë kanë njoftuar policinë. Grabitësit kanë dashur të vjedhin dhe banesën e fqinjit.

Përplasja

Gazetarja Inelda Vallja informon se personat që janë përplasur me policinë kanë qenë me pistoletë dhe kallashnikov.

 "Në kushtet e reagimit propocional, nga shkëmbimi i zjarrit, njëri nga autorët është plagosur dhe një tjetër ka gjetur vdekjen. Të dy ata ishin të maskuar e të armatosur me pistoleta, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.Autorët e tjerë, që dyshohet se janë edhe dy, duke qëlluar në drejtim të punonjësve të policisë janë larguar duke përfituar nga errësira dhe kushtet e motit, me një mjet ende të paidentifikuar. Nga rradhët e Policisë së Shtetit nuk ka të lënduar" informoi policia permes njoftimit të orës 07:20.

Si qëlluan policine me kallashnikov e pistolete

Gazetarja informon: Autorët e grabitjes kanë tentuar të hapin dyert e dy banesave, të Minella Muçit dhe të fqinjit të tij. I plagosuri Arben Muçi ka qenë tek hyrja me kallashnikov dhe ka qëlluar i pari policinë. Më pas ka zbritur personi i cili është vrarë nga policia. Ky i fundit më vonë u identifikua si Xhuljan Sollaku, 20 vjeç, banues në Katund i Ri, Elbasan. Ky ka pasur 2 pistoleta dhe ka qëlluar kundrejt policisë. Në këtë moment policia ka shtënë kundër tij dhe ka mbetur  vdekur në vend. 

Kush ishin maskat?

Personi që mbeti i vrarë është Xhuljan Sollaku, 20 vjeç, banues në Katund i Ri, Elbasan.   I plagosuri i identifikuar si Arben Muçi, 37 vjeç ndodhet në spitalin e Fierit jashtë rrezikut për jetën. Ai ishte me origjine nga Puka me banim ne Ndroq. 

Ne ndjekje te dy autoreve te larguar

Policia ka nisur kërkimet për arrestimin e dy personave të tjere te cilet edhe ata kanë qelluar ne drejtim te  punonjësve të policisë. Ata janë larguar duke përfituar nga errësira dhe kushtet e motit, me një mjet ende të paidentifikuar.  Kanë nisur hetimet me pika kontrolli në hyrje-daljet e qytetit.

Në vendin e ngjarjes janë sekuestruar një numër i konsiderueshëm provash materiale.

Arben Muçi, i plagosur

Fier, gruaja rrëfen minutat e frikës, si arritën t'i shpëtonin grabitjes

Tentativa e grabitjes në Fier, identifikohet i plagosuri nga policia



Kliko ketu per te pare FOTOGALERINE

/Ora News.tv/