Tension në fakultetin e Juridikut, ambulanca shoqëron një studente

Tension në fakultetin e Juridikut, ambulanca shoqëron një

Fakulteti Juridik është kthyer të hënën, 28 janar, në qendër përplasjesh. Një pjesë e studentëve që duan mësim tentuan të hyjnë në ambientet e brendshme ku ndodhen protestuesit por u përplasën fizikisht me ta. 

Edhe jashtë ambienteve pati përplasje mes studentëve. Në mes të debatit verbal studentët thyen edhe xhamin e dritares së fakultetit.

Studentët që bojkotojnë kanë mbyllur derën dhe nuk lejojnë studentët e tjerë që duan të zhvillojnë mësim të futen në auditore.

Studentët thanë se u ushtrua dhunë ndaj tyre dhe se nuk janë dakort me mënyrën e bojkotit duke kërkuar t’i rikthehen mësimit.

Por, ndryshe mendojnë studentët që janë në ngujim

Ne këtu jemi për një kauzë. Janë 8 pika dhe rrëzimi i ligjit të arsimit të lartë 

 Ata që ndodheshin brenda kanë dalë në ballkon duke akuzuar studentët që duan të vijojnë mësimin se janë të FRESSH.

Pak më parë (ora 11:00) u thye një xham në katin e parë.

Studenti i ngujuar-  Një student pjesë e grupit të studentëve që ndodhen brenda ambienteve të fakultetit të Juridikut ku vijojnë rezistencën në një intervistë telefonike për Ora News i  bëri thirrje studentëve që duan të nisin mësimin të bashkohen me ta.

"Studentët që janë jashtë duhet ta kuptojnë se nëse bëhemi bashkë fitojmë, prej gati 16 ditësh jemi këtu për të gjithë jo për veten tonë. Të bashkohemi të rrëzojmë ligjin dhe të plotësohen 8 kërkesat tona dhe të kthehemi bashkë.  Asnjë pikë nuk është plotësuar." 

Ata gjithashtu thonë se distancohen nga çdo akt dhune dhe akuzojnë studentët që janë jashtë se duan të nxisin tensione. Lexoni me shume 

Studentja qe do mesim- Një studente që ndodhet jashtë fakultetit të Juridikut dhe është pjesë e atyre që duan të nisin mësimin thotë se fakulteti po mbahet peng nga një grup i vogël.

"Ata po prishin ambientet. Ne jemi shumë që duam të bëjmë mësimin, shumica e  studentëve është pro mësimit. Ata që janë brenda janë vetëm 50 veta" tha studentja në një prononcim për gazetaren e Ora News, Xhensila Demollaj.

Por kur gazetarja e pyeti nëse ishin plotësuar kërkesat studentja u zu ngushtë.

Ambulanca shoqeron nje studente- Rreth orës 12:00 një studente e ngujuar në ambientet e fakultetit të Juridikut është ndjerë keq dhe ambulanca po e shoqëron drejt spitalit.

Mesim ne ambiente te tjera- Dekani i juridikut Artan Hoxha gjeti si zgjidhje fillimin e procesit mësimor në një godinë tjetër, për të cilën pritet vendimi i ministrisë së Arsimit.

Apeli i ministrise- Ndërkohë ministrja e Arsimit Besa Shahini në një dalje për mediat njoftoi se ka nisur shpërndarja e bursave për ekselentët, por bëri edhe një thirrje për gjithë studentët.

Bora Shahini: Ju bëj apel të zëvendësoni orët e humbura sa më parë që sekretaritë të kenë informacion sa më të detajuar që të mos kemi vonesa në diisbursimin e bursave.

Ndërsa në Shkodër vijon ngujimi i studentëve në Universitetin Luigj Gurakuqi. Studentët patën edhe një takim me rektorin Adem Bekteshi, ku nuk munguan as debatet.

Një nga kërkesat e studentëve që në krye të herës për vlerësimin e pedagogëve duket se ka marrë jetë në Korçë. Në komisionin për verifikimin e dokumentacionit të personelit akademik universitetit Fan Noli ka bërë pjesë të tij edhe një përfaqësues të studentëve.


EMISIONET