Temperaturat mbi 47 gradë, lakuriqët e natës ngordhin nëpër pemë

Ndërsa në hemisferën veriore ka stuhi dhe të ftohtë ekstrem si në SHBA, në atë veriore është një situatë tjetër, gjithashtu ekstreme.

Temperaturat në Australi kanë kaluar 47 gradë, duke shkaktuar jo vetëm rritje drastike të frekuentimit të plazheve, por edhe të shkrirjes së asfaltit.

Jeta e egër australiane është gjithashtu e ndikuar nga nxehtësia e lartë.

Sipas grupit të shpëtimit Save Wildlife dhe Bushlands në Campbelltown, i cili vepron vetëm në jug të Sidneit, më shumë se 400 lakuriqë nate nga një koloni i gjetën të ngordhur për shkak të nxehtësisë.

Fotot tregojnë rreshtat e trupave të lakuriqëve të natës të mbledhura nga pemët ose aty ku u gjetën pasi ranë në tokë.

Të quajtura ndryshe "dhelprat fluturuese", ky është një nga llojet e mëdhenj që gjenden në Australi.

Qeveria australiane i konsideron si specie në rrezik zhdukje.

Në Australi jetojnë 6 lloj lakuriqësh.


EMISIONET