Telekom Albania u shit po 400 punonjësit?

Telekom Albania u shit po 400 punonjësit?

Rreth 400 punonjës të kompanisë Telekom Albania rrezikojnë të qëndrojnë të papunë pas mbylljes së marrëveshjes për shitjen e kompanisë bullgare Viva com.  Shoqata e punonjësve të Post Telekom Shqiptar i kanë bërë thirrje ministrisë së Infrastrukturës dhe Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Komisionit të Veprimtarive të bëjnë negociata dhe të mos lejojnë shkurtime drastike të stafit. 

Renato Muça, kryetar i shoqatës së Punonjësve të Postë-Telekomit Shqiptar: Presim që të kemi përgjigje nga të dy autoritetet. Qoftë qeveria apo dhe pjesa e parlamentit apo AKEP për të bërë një monitorim më të mirë  të kësaj situate. Si sindikatë do ta ndjekim nga afër situatën dhe në rast se do të ketë shkelje të të drejtave do të reagojmë menjëherë

Aktualisht punonjësit e Telekom Albania nuk kanë marrë asnjë sqarim se cfarë do të ndodhë me ta pas transferimit të kompanisë .

Renato Muça: Ka një pasiguri për punonjësit. Ata dinë vetëm që është bërë një transaksion por nuk ka asnjë transparencë.  Nuk dihet plani i biznesit, cfarë do të ndodhë me këta punonjës, do i mbajë apo hedhë në rrugë, apo do i bëjë ristrukturim të kompanisë. 

Pjesë e Telekom Albania janë aktualisht 27 %  e punonjësve në sektorin e komunikimeve celulare në Shqipëri.

EMISIONET