Telefonata që i ndryshoi jetën: Dua të bisedoj me ty!

Telefonata që i ndryshoi jetën: Dua të bisedoj me ty!

Që të bëhesh i suksesshëm në jetë duhet që të marrësh këshilla nga më të mirët e asaj fushe. Por ajo që ka ndodhur me "gjeniun" e Manchester City-t, Pep Guardiola është vërtetë befasuese. Ish-trajneri i Barcelonës ka marrë këshilla nga një trajner shumë pak i njohur, Natxo Gonzalez.

Gjatë kohës që Guardiola ishte në krye të Barcelona B, në drejtim të Gonzalez, asokohe trajner i Sant Andreu, shkoi një kërkesë.

"Guardiola dëshiron të flasë me ty."

Që atëherë mes Guardiolës dhe Gonzalez ka pasur një numër të madh takimesh, ndërsa së fundmi trajneri aktual i Deportivo La Coruna ka vizituar dhe Manchester Cityn.

Natxo e sheh Pepin si një pikë referimi dhe e admiron shumë karakterin e tij.

"Mbi të gjitha më pëlqen mesazhi i tij dhe aftësia e tij për të bindur njerëzit",-tha Natxo. "Ju mund t'i flisni atij për dhjetë orë, por të lë me gojë hapur me komunikimin e tij verbal dhe joverbal ".-përfundoi Natxo.



EMISIONET