Tekste homoseksuale për reperët, flet Eminem: Nuk ndihem mirë për këtë
Eminem ka rrëfyer se nuk ndihej mirë për tekstet homofobike që ka shkruar në këngët e albumit të tij të fundit, Kamikaze.
Ai u përball me kritika për gjuhën e tij në këngën "Fall" ndërkohë që po fliste për reperin Tyler, The Creator.
Eminem tha se ndihej "sikur kjo mund të prekte shumë njerëz", në një intervistë të re për të promovuar rekordin në kanalin e tij në YouTube.
"Në përpjekjen time për ta lënduar atë, e kuptoj se po i lëndoja shumë njerëz të tjerë duke e thënë këtë. Ishte një nga gjërat që unë vazhdoja të bëja dhe "nuk ndihem mirë me këtë", tha reperi.
El Hunt, një shkrimtar për NME, thotë se është mirë që Eminem ka kërkuar falje, por dyshon vlefshmërinë e shpjegimit të tij.