Teknologjia në futboll hapi siparin e një sër rregullash në sporte të ndryshme.

Një prej tyre është dhe MotoGP që nga sezoni i ardhshëm do të detyroi skuderitë dhe pilotët të vendosin sistemin e airbag. Sistemi i mbrojtjes do të vendoset të paktën në zonën e shpatullave, kavikulave dhe në shpinë.

Mbulimi i tërë hapësirës së pasme duhet të jetë i lidhur me atë të tërë shtyllës kurrizore. Tolerohen dallimet e vogla te airbag, duke pasur parasysh diversitetin e strukturës fizike të secilit shofer, por secili prodhues duhet të ndjekë një linjë të përbashkët për prodhimin, ndërsa çdo prodhues do të duhet të vërtetojë sistemin e tij zyrtarisht pasi të jetë testuar në teste specifike.

 

/Ora News.tv/