Tekniku i Lyonit i vetëdijshëm: Fekir do zgjedh një skuadër të re

Tekniku i Lyonit i vetëdijshëm: Fekir do zgjedh një skuadër

Trajneri i Lyonit, Bruno Genesio është i vetëdijshëm që mund të humbasë shërbimet e yllit të skuadrës Nabil Fekir që në këtë merkato vere.

Në konferencën për shtyp të ditës së sotme, Genesio pranoi se 24-vjeçari mund të vazhdojë akoma në qoftë se krijohet mundësia për ta bërë këtë.

"Ai donte të largohej për të shkuar në një klub më të madh se Lyon dhe ai e kishte atë mundësi me Liverpoolin. Por, duke e ditur situatën sot, mendoj se ai i konsideron të gjitha zgjidhjet. Nëse ai ka një ofertë nga një klub shumë i madh europian, sigurisht që do të ndjekë mundësinë. Por përsëri klubet duhet të bashkohen, sepse gjithmonë ka tre skuadra në këtë negociatë.

"Duke thënë këtë, unë mendoj se nëse situata duhet të mbetet ashtu siç është, ai është edhe në Lyon. Ai është kapiteni ynë, ai luan në Ligën e Kampionëve, ai është vendimtar. Për mua kështu që situata nuk është e tmerrshme ".-tha tekniku francez.

Momentalisht, Fekir ndodhet i grumbulluar në Rusi me kombëtaren e Francës. Në katër takimet e para në Kupën e Botës, Fekir nuk është aktivizuar për asnjë sekond.  

EMISIONET