Vazhdon "mallkimi" i dëmtimeve tek PSG. Pas Neymar, Marquinhos dhe portierit Areola edhe sulmuesi tjetër i PSG-së, Kylian Mbappe ka pësuar një lëndim në nyje. 

Lajmin e ka konfirmuar trajneri Unai Emery, i cili shpreson se ky lëndim nuk do të jetë serioz.

 “Mbappe ka lënduar nyjën dhe kërkoi që të mos luante në pjesën e dytë. Shpresoj se nuk është diçka serioze”,-tha pas ndeshjes Emery.

Ai po ashtu foli edhe për Neymar, për të cilin tha se do të mungojë rreth gjashtë javë. Mbappe lëndoi nyjën e këmbës në pjesën e parë ndaj Marseille, në ndeshjen që u zhvillua mbrëmë në kuadër të Kupës së Francës, duke u zëvendësuar me Pastore në fillim të pjesës së dytë.

/Ora News.tv/