Beteja për Teatrin: Qytetarët protestojnë jashtë Kuvendit, PD thërret nga Vlora

Në Kuvend maxhoranca vijonte seancën e diskutimeve, ndër të tjera dhe pr/ligji për Teatrin Kombëtar ndërkohë që një grup qytetarësh vijonin protestën jashtë kundër prishjes së tij.

Me pankarta në duar "Unë jam teatri, ti je tradhëtar" Aleanca për mbrojtje e Teatrit kërkuan mos miratimin e ligjit.

Sazan Guri: "Sot nis një epoke e re por e shtrembër. Nuk do donim ti lejonim luksin kryeministrin të bëjë atë që i bëri kuksianëve, duke i vënë në gjumë. Nuk mund të vendosin kundra interesave publike. Dua ti bëj thirrje opozitës të lënë Sazan, Karaburun Vlorë por të ndodhen sot këtu për të kundërshtuar ligjin. Ju parlamentarë mblidhni mendjen."

Nga foltorja e Kuvendit Rama vijoi qëndrimin e tij se Teatri Kombëtar në kushtet aktuale është një godinë e marrë fund dhe nuk mund të restaurohet.  

"E ka skenën 8 metra të gjerë, ndërsa gjerësinë e skenës së teatrit të turbinës e ka 24 m. Edhe sikur të merrnim potezën që të restaurohet, që do të ishte e pamundur, dhe e panevojshme, sërish do të kishim një skenë prej 8 metra. Ndërkohë që shqiptarët duhet të bëjnë dallimin mes nesh që një pronë publike të kthyer në një gërmadhë që nuk i referohet askush, në mes të qytetit, pa e cënuar 1 meter katror ta kthejme ne nje prej teatrove më të bukur e më modern të rajonit, dhe atyre që një teatër metropoli kishin në dorë dhe e kthyen në subjekt të skecit të estrades se tyre të pafund. 

Për tju kundërvënë opozitës e cila ka braktisur parlamentin dhe mbledhjen e sotme e bëri në Vlorë, Rama informoi në Kuvend për një shkresë të vitit 2013 kur Basha ishte kryetar bashkie dhe Florion Mima, ministër i Financave dhe që i kërkonte privatimizin e teatrit Metropol.

"Me nxorri këtu në foltore një shkresë e Florion Mimës ministër i Ekonomisë ia dërgon Lulzim Bashës kryetar bashkie ku i kërkon privatizimin e teatrit të Metropolit, (Teatri i Estradës) për llogari të deputetit Astrit Veliaj. I vetmi aset kombëtar në dispozicion të bashkisë së Tiranës i transforuar para se Basha të shkojë në bashki çohet për privatizim. 

Privatizim për të ndërtuar pallat me dyqane e dhoma gjumi. Natyrisht që estrada është domein ekskluziv i PD-së dhe është absolutisht e drejta legjitime e Florion Mimës e Bashës që për estradën të kenë fjalën e fundit por në rastin konkret jemi para një shembulli për të paraqitur fytyrën e tyre"

  




Ne Kuvend

Mazhoranca pritet të votojë sot në Kuvend ligjin për Teatrin e Ri.Socialistët kanë pranuar dekretin e Presidentit Meta për ligjin e teatrit, duke bërë disa ndryshime, më e rendësishme është ajo e hapjes së garës për këtë projekt.

Gjithashtu, në ligj parashikohet të ngrihet një komision i negocimit të kontratës për teatrin e ri që do të bëjë edhe thirrje të hapur palëve që janë të interesuar të paraqesin propozimin për teatrin e ri.

Opozita vijon marrëdhënien e kushtëzuar me Kuvendin dhe sot do të zhvendosë takimin e saj në Vlorë. Megjithatë në seancën e sotme plenare do të marrin pjesë dy deputetët e LSI-së, Lefter Koka dhe Vangjel Tavo.

Siç bëjnë me dije burime nga LSI, ata do jenë vetëm për procedurë pasi janë në limitet e afatit 6 mujor të mosprezencës në sallë. Tavo dhe Koka kanë munguar për arsye familjare.

Një ditë më parë kryetari i PD, Lulzim Basha u bëri thirrje deputetëve të mazhorancës që të reflektojnë dhe të mos miratojnë ligjin që i hap rrugë prishjes së teatrit.

Në një dalje për mediat pas takimit me një grup artistësh, kryedemokrati tha se nëse deputetët e rilindjes ngrenë kartonat do të trajtohen politikisht nga opozita se terroristë shtetërore.



EMISIONET