Ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro ka patur debate të mëdha me artistët shqiptar rreth projektligjit të ri. Aktoret e reja shqiptare, Alesia Xhemalaj dhe Linda Jarani kanë shprehur qëndrimin e tyre për këtë situatë në emisionin 'Mos i fol shoferit' nga Rudina Dembacaj.

Gjatë bisedës, Alesia nuk hezitoi të thoshte që Teatri Kombëtar është jashtë funksionit.

Alesia Xhemalaj: Qëndrimi im personal, është një teatër kombëtar dinjitoz në mes të Tiranës, aty ku ka qenë dhe aty ku e ka vendin. Shqipëria ka nëvojë për një Teatër Kombëtar dinjitoz. Shohim rreth e rrotull fqinjët tanë, marrim vetëm Shkupin, kjo godina e ashtu quajtur 'Teatër Kombëtar' është jashtë funksionit.

Linda Jarani: Unë mendoj që gjëja e parë është respekti ndaj artistëve dhe  vlerësimi, nuk ka si të bëhet teatri që të dëgjohën kërkesat tona që duhet një teatër dinjitoz. Jam dakort që duhet teatër dinjitoz aty ku është. Por gjëja më kryesore është respekti dhe vlerësimi, artistët e kanë të nevojshme.

/Ora News.tv/