Me dy shfaqje për fëmijë, Teatri Kombëtar Eksperimental "Kujtim Spahivogli" ka çelur sezonin e ri artistik. Tashmë është kthyer në një traditë për këtë teatër që dyert të hapën ditën e parë me 2 shfaqje për publikun e vogël, fillimisht me një udhëtim fantastik nëpër epoka të ndryshme me shfaqjen "Makina e Kohës" dhe me aventurën e personazheve të shfaqjes "Poli dhe Tropiku". Por këtë vit, dyert e teatrit eksperimental për sezonin e ri, i ka hapur në mënyrë simbolike, duke mirëpritur dhjetëra fëmijë e të rritur, një nga figurat më të njohura të skenës teatrore, aktorja e mirënjohur Tinka Kurti. Përgjatë sezonit të ri turistik, Teatri Kombëtar Eksperimental do të sjellë një sërë premierash për publikun, jo vetëm për artëdashësin kryeqytetas por edhe në rrethe. teatri /Oranews.tv/    

/Ora News.tv/