Teatri do të ruhet 24 orë, frikë për ndonjë zjarr të qëllimshëm gjatë verës

Teatri do të ruhet 24 orë, frikë për ndonjë  zjarr

Prej 18 muajsh me radhë, aktorë dhe regjisorë të Teatrit Kombëtar janë kthyer në mburojë për mbrojtjen e godinës nga shembja.

Periudha e verës shton rreziku si pasojë edhe të mungesës së vëmendjes së publikut, andaj Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit ka rritur vigjilencën, por edhe masat.

Taulanda Jupi, pedagoge tek Universiteti i Arteve dhe Edmond Budina, regjisor të ftuar në RTV Ora thanë se frika më e madhe është djegia e qëllimshme e godinës.

Taulanda Jupi: Kemi bërë një plan për muajt që vinë. Po marrim  masa që në momentin që aty do të zhvendoset teatri kombëtar eksperimental dhe konkretisht drejtori dhe gjithë administrata, ne do të marrim në ruajtje duke lënë njerëzit tanë aty në harkun e 24 orëve. Po përpiqemi të marrim masa të tjera deri në fund të gushtit. Mendoj se nuk do të shkohet deri në përplasje. Duhet të mësojmë të reagojmë.Nëse ky reagim nuk fillon te Teatri, së bashku me Teatrin në Shqipëri do të bien shumë gjëra, në radhë të parë do të bjerë Shqipëria. Duhet të flasim institucionalisht dhe jo të drejtohemi vetëm te dhuna. Prandaj ne kemi frikë të zjarri dhe po e artikulojmë shumë fort. E vetmja mënyrë sesi ata do ta arrijnë mund të jetë një dredhi dhe mund të jetë zjarri.Por ne do të jemi aty për ta ruajtur atë ndërtesë nga të gjitha sulmet qoftë edhe jo direkte.

Edmond Budina: Kur u hoqën gërmat nga Teatri ne nuk ishim se ishte natë, ata erdhën si hajdutër.Populli e ruajti dhe na solli një fotografi. E ruajnë pjesa më e madhe e qytetarëve të Tiranës. Shpesh thonë se është politizuar kjo punë.Nuk kemi politizuar asgjë, po mbrojmë Teatrin Kombëtar. E ka politizuar Edi Rama me partinë e tij se janë ata që duan ta shembin dhe ata e kanë politizuar. Opozita është bashkuar me ne dhe ne do ta mbështesim opozitën për të mbrojtur kulturën shqiptare.


EMISIONET