Pajisjet celuare janë më të preferuarat e adoleshentëve dhe jo vetëm. Një studim i Facebook Messenger ka zbuluar se cdo ditë njerëzit komunikojnë më shumë me njëri-tjetrin nëpërmjet aplikacionit.

Rreth 80% e të rriturve 19-65 vjec dhe 91% e adoleshentëve 13-18 vjec në të gjithë botën shkëmbejnë mesazhe cdo ditë.

Gjithashtu u zbulua se 71% e njerëzve kanë biseda sekrete nga takimet, darkat  apo televizori.

Krijimi i këtyre aplikacioneve ka bërë që njerëzit të shkruajnë mesazhe, të cilat nuk janë të guximshëm t’i thonë në komunikimin e drejtpërdrejtë. Më 3 dhjetor do festohet 25-vjetori i mesazheve ku teknologjia është zhvilluar dhe priten akoma ndryshime.

/Ora News.tv/