Te United 'harrojnë'skuadrën, prioritet tualetet e "Old Trafford"

Përdorimi i tualeteve neutrale ndaj gjinisë janë kthyer në një prioritet te gjigandët e Premier League, Manchester United, me drejtuesit e klubit që tentojnë në çdo lloj mënyre të heqin vëmendjen nga kriza që ka shpërthyer në skuadër.

Kjo ka zemëruar jo pak tifozët e "Djajve të Kuq" që kanë ironizuar në rrjetet sociale, duke pyetur se kush janë prioritetet e vërteta të klubit.

Sipas procesverbalit të një forumi të tifozëve në shtator, klubi po mendon për futjen e tualeteve neutralë gjinorë "për të siguruar që Old Trafford të jetë mikpritës dhe gjithëpërfshirës për të gjithë mbështetësit".

"Angazhimi ynë ndaj barazisë, diversitetit dhe përfshirjes është i rëndësishëm në gjithçka që bëjmë dhe ne jemi vazhdimisht duke punuar me palët kyçe të interesit, duke përfshirë Stonewall [një bamirësi lezbike, homoseksuale, biseksuale dhe transeksuale], mbi tema të tilla",-tha kreu i sigurisë në klub, Jim Liggett.

Tualetet neutralë nga gjinia mund të përdoren nga njerëz të çdo gjinie ose identiteti gjinor dhe konsiderohen si përfituese të popullsisë transgjinore dhe jo-binare, si dhe prindërit dhe personat me aftësi të kufizuara.

Nëse kjo do të ndodh, Manchester United do të ishte klubi i parë i Premier League që merr këtë iniciativë.

EMISIONET