Të shtëna në Kanada, mes 4 të vrarëve dy janë oficerë policie

Të shtëna në Kanada, mes 4 të vrarëve dy janë

Dy oficerë policie janë mes 4 viktimave që mbetën të vrarë gjatë të shtënave me armë në rrugën Brookside Drive, në qytetin lindor, Nju Brunsuik në Kanada.

Policia kanadeze thotë se kanë arrestuar një person të dyshuar për të shtënat.

Policia i bëri apel qytetarëve të evitojnë zonën dhe të qëndronin në banesat e tyre dhe në vende të sigurta, raporton BBC

Incidenti ndodhi rreth orës 07:30 me orën lokale.

Policia e qytetit konfirmoi vdekjen e oficerëve në Twitter.

Rrethanat e incidentit mbeten të paqarta.

Policia ka këshilluar banorët e Brookside Drive që të "qëndrojnë në shtëpitë e tyre".

Një gazetar lokal tha se dëgjoi katër të shtëna armësh pas orës 07:00.

Nick Moore, një gazetar nga CTV Atlantic, postoi pamjet video të skenës në Twitter, duke treguar automjetet emergjente jashtë një shtëpie.

"Lajme të tmerrshme që vijnë nga Frederikton", shkroi kryeministri kanadez Justin Trudeau.

"Zemra ime shkon te të gjithë të prekurit gjatë të shtënave në mëngjes. Ne jemi duke ndjekur nga afër situatën".

Fredericton është kryeqyteti i provincës së New Brunswick dhe shtëpia e rreth 56,000 njerëzve.

Ligjet e armëve janë më të rrepta në Kanada sesa në SHBA, por numri i të shtënave është rritur vitet e fundit.

EMISIONET