Të shtëna me armë zjarri në shkollë, 1 nxënës i vrarë, 8 të plagosur

Të shtëna me armë zjarri në shkollë, 1 nxënës

Një i ri është vrarë dhe tetë të tjerë janë plagosur pasi dy nxënës dyshohet se kanë hapur zjarr në një shkollë amerikane.

Sulmi ndodhi në shkollën STEM Highlands Ranch, pranë Denverit në Kolorado.

Mediat raportojnë se dy autorët e sulmit tashmë janë arrestuar. Njëri prej tyre është identifikuar si Devon Erickson 18 vjeç, i cili ka bashkëpunuar me një të mitur.

Emri i viktimës ende nuk është bërë publik, por raportohet se është një 18-vjeçar.

Ngjarja ndodhi vetëm 7 milje larg nga Littleton, vendi ku ndodhi vrasje masive në Columbine High School në 1999.

Kjo besohet të jetë vrasja e 115 në masë në SHBA në vitin 2019.

EMISIONET