Disa të shtëna me armë zjarri janë regjistruar pak më parë pranë stadiumit Laç-Kurbin.

Burime për RTV Ora bëjnë me dije se dyshohet për një person të vdekur.

Policia njofton se viktima është shtetasi me inicialet V.Sh, 24 vjeç.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit/eve.

“Në ndihmë të Policisë Vendore, për të bërë të mundur  zbardhjen sa më shpejt të ngjarjes, janë nisur një grup  specialistësh nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve të Rënda në Departamentin e Policisë Kriminale.

Shërbimet e Policisë të D.V.P. Lezhë, të Komisariatit të Policisë Kurbin dhe  FNSh,  po krehin zonën si dhe janë ngritur pika kontrolli për kapjen e autorit/eve”,- njofton policia.

/Ora News.tv/