Të shtëna me armë pranë një shkolle fillore në Kaliforni, 5 të vdekur

Të shtëna me armë pranë një shkolle fillore në

Të paktën 5 persona kanë humbur jetën nga të shtënat me armë zjarri në një shkollë fillore në Kaliforninë Veriore. Autoritetet raportojnë se mes të vdekurve është edhe agresori, i cili u qëllua nga policia.

“Autori i sulmit është qëlluar me plumba nga policia, mendohet të paktën për 3 të vdekur,” tha shefi i policisë së qarkut Tehama, Phil Johnson.

Autoritetet lajmëruan se ngjarja ndodhi 120 kilometra në veriperëndim të Sakramentos. Gjithashtu bëhet me dije se disa nxënës janë evakuuar menjëherë nga vendi i ngjarjes.

“Në momentin kur ndodhi ngjarja kishte fëmijë që ishin në mësim. Tani janë rreth 100 forca policie që kanë rrethuar zonën,” u shpreh shefi i policisë.

Deri tani raportohet edhe për 4 persona të plagosur, mes tyre 3 fëmije.

EMISIONET