Të shtëna me armë në një qytet italian, besohet 6 të plagosur

Të shtëna me armë në një qytet italian, besohet 6

Një person i armatosur ka hapur zjarr ndaj automjeteve në qytetin qendror italian të Maceratës. Televizioni shtetëror Rai thotë se sulmi u zhvillua në pjesë të ndryshme të qytetit.

Zyra e kryebashkiakut të qytetit u ka bërë thirrje qytetarëve nëpërmjet Twitter-it që të qëndrojnë në shtëpitë e tyre, për shkak të incidentit, që besohet të vazhdojë.

Të shtënat janë raportuar nga një makinë e zezë Alfa Romeo 147. Dy vetë u raportuan të ishin brenda automjetit.

Disa raporte vënë numrin e të plagosurve deri në gjashtë, por kjo nuk është konfirmuar zyrtarisht, shkruan BBC.

"Qëndro në shtëpi" është mesazhi i nisur nga kryebashkiaku i Macerata Romano Carancini nga profilet sociale të qytetit. Edhe dalja nga shkollat është bllokuar.

Të shtënat e para u dëgjuan rreth orës 11.10 në Cairoli nga një makinë e errët kundër dy emigrantëve të rinj me ngjyrë, një prej të cilëve u plagos. Një tjetër emigrant u godit në Via dei Velini, një grua afrikane u godit me plumba në zonën e stacionit.

EMISIONET