Pasi i dha jetë formacionit më të ri politik Bindja Demokratike, kryetari i kësaj partie Astrit Patozi tashmë ka punën më të vështirë, të tërheqë pas vetes qytetarët.

Në një postim në facebook, Patozi teksa falenderon të gjithë mbështetësit në këtë start, thotë se koha do të tregojë shumë shpejt se bëri gjënë e duhur në një kohë të vështirë për vendin.

Patozi thekson se ka ardhur momenti që secili prej nesh të marrë një vendim për të dhënë një kontribut që ta rrëzojmë partitokracinë.


/Ora News.tv/