Djemtë e rinj sirianë po rimarrin rrënojat e Aleppos. Pas përfundimit të luftës, të rinjtë po shfrytëzojnë ndërtesat e shkatërruara dhe rrugët e mbushura me rrënoja  në lagjet e fëmijërisë së tyre për të ushtruar Parkou, që njihet rëndom si sporti i rrugës.

Aleppo u çlirua nga rebelët në vitin 2016, por lufta la pas lagje të tëra në lindje të zonës të shkatërruara plotësisht.

Këto gërmadha janë shndërruar në një palestër të hapur për ekipin e Omar Koshas, një atlet i mëparshëm, i cili ka krijuar tashmë grupin e tij.

Me hedhje dhe kërcime ata kanë vendosur ti japin jetë qytetit të shkatërruar.



/Ora News.tv/