Vështirësitë ekonomike, sfidat për t`u arsimuar dhe punësuar, i kanë bërë të rinjtë skeptikë ndaj politikës. 83% e tyre, thonë se nuk besojnë tek partitë pasi sipas të rinjve nuk kanë ndërrmarë politika për të përmirësuar jetën e tyre.

"60% e të rinjve vlerësojnë negativisht politikat qeverisëse për arsimin dhe punësimin, që janë më të ndjeshme për të rinjtë. 61% e tyre nuk besojnë se bojkoti është zgjidhje për krizën parlamentare"

Sondazhi i Qëndresës Qytetare evidenton edhe një tjetër shqetësim, largimin e të rinjve. 71% e tyre planifikojnë të emigrojnë.

"50% e tyre drejt Evropës Perëndimore, 55% e shohin ekonominë, punësimin dhe arsimin si sfida kryesore që ka vendi dhe 37% korrupsionin dhe kriminalitetin"

Sondazhi është realizuar në 61 bashki të vendit, ndërsa janë anketuar 1 mijë e 200 të rinj të grupmoshës 18-30 vjeç.

/Ora News.tv/