Fëmijët rom janë të përjashtuar dhe të diskriminuar në nivel individual institucional dhe shoqëror. Është ky përfundimi i raportit rajonal kërkimor "Të rinjtë në veprim" Përfundimet e Raportit i realizuar, në 10 komunitete në tre vënde të Ballkanit perëndimor, nga "Save the  Children” vinë në kuadër të ditës kombëtarë të fëmijëve jetimë. Sipas drejtoreshës së fondacionit Anila Meco raporti i cili vjen pas dy vitesh studimi nxjerr në pah se komuniteti rom është një nga grupet më vulnerabël në rajon. Raporti është realizuar edhe me mbështetje të ministrisë së Mirëqënies Sociale e cila e ka prioritet hartimin e politikave në ndihmë të tyre. Në ditën e fëmijëve jetimë me mbështetje të kryeparlamentarit Ilir Meta dhe shoqatës turke "Compassion" në Pallatin e Kongreseve u organizua një koncert, në fund të së cilit u dhanë edhe disa dhurata simbolike. Por edhe pse shumë prej fëmijëve ishin të përqënduar tëk dhuratat kishte edhe nga ata të cilët kjo ditë I sillte në mëndje prindin e humbur tashmë prej vitesh. Edhe pse nuk e ka njohur kurrë babain e tij ky fëmijë di vetëm që dashuria e tij nuk I ka munguar kurrë.

/Ora News.tv/