Të rinjtë kthejnë përmbys Athinën, por e keqja ende nuk ka filluar

Akte dhune dhe 10 të arrestuar në protestat e paradites në Athinë. Policia ka përdorur gaz lotësjellës dhe ujë për të shpëndarë demonstruesit.

Greqi- Vazhdojnë në Athinë protesat në kuadrin e 10 vjetorit të vrasjes së një 15 vjeçari nga policia greke. Gjatë ditë së sotme vetëm në Athinë janë realizuar 4 protesta.

Gjatë paradites, protestuesit të cilët ishin nxënës shkolle dhe organizata rinore u përleshen për disa minuta me policë.

Protestuesit goditën policën me shishe me benzinë dhe mjete të forta si dhe shkatërruan disa dyqane dhe stacione autobusësh.

Për të dhjetin vitë me rradhë nuk kanë munguar demostrimet e dhunshme në kujtim të Aleksandro Grigoropulos, të riut të vrarë nga një police greke natën e dhjetorit 2008.

E ëma e Grigorpoulos u ka bërë thirrje sot ashtu si edhe çdo vit të rinjve që të mos bëjnë akte të dhunshme,pasi kështu nxijnë kujtimin e Aleksandros.

"Po të ishte gjallë Aleksandros, do të ishte kunder dhunës. Prandaj le të ruajmë gjakftohtësinë dhe ta kujtojme për atë që ishte, një fëmijë i qetë dhe plotë ëndrra".

Por edhe këtë vit thirrjet e saj kanë rënë në vesh të shurdhët. Policia vazhdon të jetë në gadishmëri të lartë, pasi pjesa më e vështirë për të nuk ka filluar ende.

Ajo do të fillojë pak pas orës 21 të mbrëmjes, kur edhe do të fillojë aktiviteti kryesor.

Takimi në vendin ku edhe u vra Grigoropoulos. Nga aty të grumbulluarit marshojnë drejt Parlamentit grek.

EMISIONET