Të premten merret vendim i rëndësishëm për naftën

Të premten merret vendim i rëndësishëm për naftën

Ministrat e vendeve anëtare të OPEC-ut janë mbledhur në Vjenë për të diskutuar mbi prodhimin global të naftës, ndërsa analistët presin një vendim të rëndësishëm mbi prodhimin mes tensioneve politike midis disa shteteve anëtare.

Arabia Saudite, e cila është anëtare, dhe Rusia jo anëtare, i bëjnë thirrje Organizatës së Vendeve Eksportuese të Naftës (OPEC) që të rrisin prodhimin pas 18 muajsh kufizimesh.

Por Irani dhe anëtarë të tjerë kanë shprehur kundërshtime dhe kanë shkuar aq larg sa kërcënojnë të vënë veton ndaj propozimit saudit.

Takimi ministror i së premtes pritet të jetë një nga më të vështirët e viteve të fundit.

Në thelb të mosmarrëveshjes është një rrjet kompleks i interesave konkurruese ekonomike dhe politike midis 14 anëtarëve të OPEC-ut.

Gjeopolitika vihet re në takim nga ministrat e Arabisë Saudite dhe Iranit, rivalët kryesorë rajonalë të Lindjes së Mesme.

Ndikuesit e jashtëm të OPEC janë gjithashtu të fuqishëm. SHBA ka lobuar pro Arabisë Saudite për disa muaj.

Presidenti i SHBA Donald Trump, ka deklaruar se OPEC-u po mban artificialisht çmimet e larta të naftës.

Rusia - prodhuesi më i madh në botë i naftës i ndjekur nga Mbretëria Saudite- gjithashtu po lobon për një fund gradual të kufizimit aktual të prodhimit.

EMISIONET