Deputeti, Myslym Murrizi, thotë se pa ndryshuar sistemin zgjedhor nuk mund të ketë reformim të kodit elektoral.

Për Murrizin, ndryshimet që propozon OSBE-ODIHR janë buzëkuq dhe botoks të një trupi me kancer.

Murrizi: Zoti Balla nga njëra anë thoni se ata që kanë dalë në rrugë nuk duan të votojnë refugjatët nga ana tjetër nga tre herë në ditë si hoxha në za i bëni thirrje hajdeni se nuk e bëjmë dot. Për çfarë i doni, që të mos votojnë emigranbtët? Jeni hipokritë? Ne ju themi po jemi dakord, po ju thoni kemi qejf ata. Kjo është tallje.Ndryshimet që propozon OSBE-ODIHR janë buzëkuq dhe botoks të një trupi me kancer.

Këtu është hapur kanceri gjithandej, ti thua ta çojmë te parukierja t'ja rregullojmë pak flokët, ti fryjmë buzët. Jo, kanceri është sistemi, lëre botoksin Taulant.Të vëmë gishtin në plagë, ndryshimi i sistemit bastard të 2008. Kriza reale sot është krizë artificiale e atij sistemi.Nuk e prishët dot se ju detyruan ta votoni me 140 vota në 2016, tani vini vërdallë dhe thoni hajde të bëjmë buzëkuqe te kodi zgjedhor.



/Ora News.tv/