Të mirat dhe të këqijat e një bashkëpunëtori stilist si Mr Rex

Të mirat dhe të këqijat e një bashkëpunëtori

Një stilist dhe një këngëtare në bashkëpunim! Koleksioni i Fjolla Morinës me Mr Rex, pikërisht për festën e të dashuruarve u komentua gjatë në media.

Ata janë bërë pjesë e emisionit 'Why Not' nga Roza Lati ku kanë rrëfyer se si janë njohur dhe vendosën për këtë bashkëpunim.

Ndërkohë që rrëfente për eksperiencën e parë si stiliste, Fjolla Morina tregoi disa gjëra që i pëlqejnë dhe nuk i pëlqejnë tek stilisti nga Kosova, Mr Rex.

"Më pëlqen puna jonë që na lidh, kur e diskutoj për dicka, kam për të veshur dicka, i merr mendimet e mia, i pranon. Nuk është njeri që ta bën bajat sic janë shumica. Njëri-tjetrin e dëgjojmë."

Momenti që nuk më pëlqen dicka tek ky, jam tip që nuk i mbaj njerëzit afër kur nuk më pëlqen një person dhe kështu që e kam afër, nuk e kam dicka," tha ajo.

EMISIONET