Të huajt “mësyjnë” në Shqipëri, vinë për pushime, punë por edhe azil

Të huajt “mësyjnë” në Shqipëri, vinë

Rritet ndjeshëm numri i turistëve të huaj  që kanë ardhur në Shqipëri gjatë viti 2017.Drejtorja e INSTAT, Delina Ibrahimaj, deklaron se vitin e kaluar në vendin tonë kanë hyrë 2.3 milionë të huaj për pushime.Të dhënat tregojnë gjithashtu se edhe numri i të huajve që kanë aplikuar për leje qëndrimi dhe për azil  ka ardhur në rritje.

Gjatë 2017 në Shqipëri kanë hyrë për pushime 2.3 milionë të huaj.Drejtorja e INSTAT, Delina Ibrahimaj në një intervistë për Ora News deklaron se në krahasim me një vit më parë ka pasur një rritje të ndjeshme të turistëve të huaj.

Tendenca që vihet re këtë vit është ulja e ndjeshme e numrit të shqiptarëve nga Kosova që kanë ardhur për pushime por ka pasur rritje të ndjeshme të polakëve, çekëve dhe maqedonasve.

Delina Ibrahimaj: Për qëllime pushimi ka patur rreth 2 mln e 370 mijë të huaj të ardhur në vend dhe kjo shifër ka rezultuar me një rritje më të madhe se numri total i të huajve. Pra ka rezultuar me 23.6%

Përtej pushimeve, sipas drejtores së INSTAt interes nga të huajt  ka pasur edhe për marrjen e lejeve të qëndrimit në Shqipëri. Italia dhe Turqia janë dy shtetet  me numrin më të lartë të aplikuesve.

Delina Ibrahimaj: Shtetasit mekombësi kosovare ka rezultuar në rënie dhe rënia ka qenë kryesisht e përqëndruar në 3-mujorin e dytë dhe të tretë të vitit.

Por Shqipëria ka pasur rritje edhe të numrit të azilkërkuesve. Sirianët dhe afganët janë popujt që kanë përzgjedhur vendin tonë për ti shpëtuar luftës në vendet e tyre.

Delina Ibrahimaj: Afërsisht rreth 2 mijë shtetas të huaj më tepër që aplikojnë për leje qëndrimi. Sa i përket vendeve, kryesisht numri i shtetasve të huaj vjen nga vendet e Europës.

Në total në vitin 2017, numri shtetasve shqiptarë që jetojnë jashtë dhe të huaj të cilët kanë  hyrë në vendin tonë për arsye të ndryshme si pushime,vizita apo punë është rreth 10 milionë.


Azilkërkuesit

Vendi                  2015      2016

Siri                        80          127

Afganistan            3             64

Irak                       1             28

Eritrea                   7              0


Shtetasit që kanë hyrë për pushime


2016                           2017

1.9 mln                       2.3 mln



EMISIONET