Shqipëria është kthyer në destinacion jo vetëm turistik, por edhe për operacionet apo ndërhyrjet plastike gjatë 5 viteve të fundit. Kirurgu plastik, Vladimir Filaj tha se gjithnjë e më shumë, shtetasit e huaj po zgjedhin Shqipërinë për të përmirësuar pamjen e tyre, kryesisht përmes heqjes së dhjamit dhe rimodelimit të hundës.

Vladimir Filaj: “Ka afërsisht 4-5 vite që në Shqipëri ka goxha të huaj që vijnë. Besoj që shfrytëzojnë përveç kirurgjisë plastike dhe estetike, shfrytëzojnë edhe turizmin, për të vizituar Shqipërinë."

Heqja e dhjamit është një nga ndërhyrjet e kërkuara, rinoplastika ose bërja e hundës, por edhe lifting apo bërja e gjoksit.”

Për mjekun, kjo zgjedhje e shtetasve të huaj por dhe e emigrantëve shqiptar vjen si pasojë e çmimit të favorshëm që Shqipëria ofron.

Vladimir Filaj: “Çmimi është shumë konkurrues në Shqipëri në raport me vendet e tjera të rajonit ku jemi ne. Sot në Shqipëri ka mjekë vërtetë të mirë.”

Filaj tha se së fundmi, edhe meshkujt shqiptarë kryejnë ndërhyje kirurgjikale për të përmirësuar pamjen e tyre, ndërsa tendenca është kryesisht në rinoplastikë dhe në rimodelimin e veshëve.

/Ora News.tv/