Të hënën nis Kuvendi, opozita ka paralajmëruar protesta

Të hënën nis Kuvendi, opozita ka paralajmëruar protesta

Ditën e hënë në orën 17:00 do të hapet zyrtarisht sesioni i IV i  Legjislaturës së IX të Kuvendit të Shqipërisë.

Njoftimi është bërë në faqen zyrtare të Kuvendit, ku është bërë publik edhe rendi i ditës.

Dy nga pikat e rendit janë dekretet e Presidentit Meta për shkarkimin e Ditmir Bushatit ministër i Jashtëm dhe miratimi i Kryeministrit Edi Rama edhe ministër të Jashtëm.

Nga ana tjetër nuk dihet nëse opozita do jetë e pranishëm në seancë, pasi bashkë me aleatët morën një vendim dy ditë më parë, duke deklaruar se do të nisë sezonin e protestave deri në rrëzimin e qeverisë.

EMISIONET