Të gjithë u bënë bashkë për Korçën e goditur nga tërmeti. Nismës së dy vëllezërve korçarë iu bashkuan artistë të shumtë të cilët për disa orë interpretuan në skenën e ngritur përballë katedrales.

Këngëtarët krijuan atmosferë për të pranishmit por qëllimi ishte solidariteti me familjet e prekura nga tërmeti i 1 qershorit.

Stefi Prifti: "E bëmë me dëshirën e madhe për të mbledhur sa më shumë fonde për banorët e prekur nga tërmeti."

Eneda Tarifi: "Është minimumi që mund të bëjmë."

Aty nga skena u kujtonin të pranishmëve kutitë e donacioneve të vendosura në pjesë të ndryshme të sheshit dhe solidariteti nuk mungoi. Të shumtë ishin qytetarët korçarë apo të ardhur nga qytete të ndryshme që kontribuan me vlera monetare për ata që ende janë pa çati.

/Ora News.tv/