Të “fortët” e Shijakut arrestohen në Vlorë

Të “fortët” e Shijakut arrestohen në Vlorë

Dy të rinj nga Shijaku janë arrestuar në Vlorë pasi qarkullonin në qytet me armë. Në pranga përfunduan Gerald Shera, 27 vjeç, dhe Metin Vogli, 24 vjeç, banues në Shijak.

Gjatë një kontrolli të ushtruar ndaj shtetasve të lartëpërmendur u janë gjetur në mjet dy armë zjarri tip pistoletë, një e markës ''Glock'' me 27 fishekë si edhe një tjetër armë zjarri ''TT'' me 23 fishekë me krëhërat përkatës të tyre.

Janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale armët e zjarrit tip Pistoletë, mjeti tip ''Benz'' si edhe 5 aparate celular.

Materialet hetimore iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë në ngarkim të shtetasve të lartëpërmendur për veprime të mëtejshme.



EMISIONET