Ky është momenti kur "zemra pushon së rrahuri".

Një skiator thuajse u vrarë ndërsa ishte duke filmuar një vend turistik malor tejet popullor.

Thomas Kray, nga Beiruti, Liban, ishte duke filmuar poshtë nga një horizont i preferuar në Tignes të dielën e javës së kaluar.

Por gjithçka filloi të shkonte në mënyrë të tmerrshme dhe të gabuar përgjatë rrugës, kur shikoi se bora filloi të plasaritej rreth tij.

Duke e kuptuar se ai ishte në qendër të një orteku vdekjeprurës, Thomas arriti që të kthehej me shpinë, por kishte një problem.

Ndërsa ai zgjati dorën për të kapur dorezën e pajisjes në të djathtë, ajo rrëshqiti në momentin vendimtar.

Teksa cunami i dëborë kishte filluar, ai arriti të kapë levën e dytë dhe të fundit.

"Falënderoj Zotin që munda të arrij dorezën me dorën time të djathtë", i tha ai AP.

/Ora News.tv/