Të eksplorosh Pukën përmes shtigjeve

Të eksplorosh Pukën përmes shtigjeve

Administratori i guidës turistike High Albania, Fisnik Muça, vëren një rritje të turizmit në Pukë.

Për Tonight Ilva Tare ai tha se do të shtojë guidat e tij në këtë zonë dhe rrethinat e saj.

Muça: Puka u përshtatet shumë turistëve familjarë, ka reliev shumë të ëmbël, është i përshtatshëm si reliev për të ecur për të gjithë. Po ta krahasojmë me Thethin dhe Valbonën, terrenet janë shumë të thepisura dhe njerëzit duhet të jenë më të stërvitur.

Para një muaji kemi bërë një aktivitet këtu në Pukë, e organizuan miqtë e mi, që kanë markuar disa shtigje shumë interesantë. Këtu mund të fillosh ecjet që në qytet.




EMISIONET